E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama vendos sërish ‘karriget e dialogut’ para Kryeministrisë: Dje dialogu mori përgjigjen e dhunës, sot dialogu është këtu përsëri, dora ime është e shtrirë për këdo që mendon ndryshe

Kryeministri Edi Rama ka vendosur sërish ditën e sotme ‘karriget e dialogut’ para Kryeministrisë, duke ftuar protestuesit që të ulen dhe të diskutojnë.
Për Ramën, ka një mijë e një arsye për të protestuar, por sipas tij, asgjë nuk e justifikon dhunën. Kryeministri theksoi se e drejta e protestës është një e drejtë e pamohueshme, ndërkohë që dhuna është një krim i ndëshkueshëm.

Pavarësisht refuzimit për dialog nga protestuesit ditën e djeshme, Rama thotë se dora e tij qëndron e shtrirë për të diskutuar me këdo që mendon ndryshe nga ai, apo nga pjesa tjetër e shqiptarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›