E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohen rastet me alergjise

Stina e vjeshtes ka sjelle nje rritje te numrit te pacienteve qe vuajne nga alergjite. Cdo dite ne pavionin e alergologjise ne QSUT paraqiten 30- 40 vizita ne dite. Mjeket thone se alergjite ne kete sezon jane te shpeshta pasi ndikojne disa faktore klimaterike.

Keshilla me e mire sipas mjekeve do te ishte frekuentimi sa me pak i vendeve ku fluksi i njerezve eshte i larte. Megjithate keto lloj alergjish mund te trajtohen me lehtesi madje mjeket rekomandojne ne kete periudhe edhe vaksinimin e atyre qe vuajne nga alergjite.

Alergjite ne kete sezon sipas mjekeve jane te rrezikshme per kontingjentin e pacienteve qe vuajne nga semundjet kronike e ne vecanti nga ato te frymemarrjes. Grupmoshat jane nga me te ndryshmet duke filluar nga femijet e deri tek te moshuarit.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›