E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat e serbeve, nxitje nga Beogradi"

Ish-ambasadori amerikan, William Montgomery, thote se nuk ka asnje dyshim ne faktin se pjesemarresit ne protesta gezojne ndihmen dhe mbrojtjen e disa lidereve serbe ne Kosove dhe mbeshtetjen indirekte te njerezve te caktuar ne Beograd

Ish-ambasadori amerikan ne Serbi, William Montgomery, ne intervisten dhene dje, radios "Evropa e Lire", tha se protestat e serbeve te Kosoves ne afersi te Gjilanit nuk jane spontane dhe se penjte jane duke i terhequr lideret serbe te Veriut te Kosoves, te cilet gezojne mbeshtetjen logjistike nga Beogradi.

Protesta qe zhvillohen nga serbet e Kosoves, mendoni se kane nxitje politike dhe nga vjen ajo?

Nuk dua te them se Beogradi i ka planifikuar dhe organizuar me heret keto protesta, por nuk ka asnje dyshim ne faktin se pjesemarresit ne protesta gezojne ndihmen dhe mbrojtjen e disa lidereve serbe ne Kosove dhe mbeshtetjen indirekte te njerezve te caktuar ne Beograd.

Eshte e dukshme, se askush nga strukturat e larta te pushtetit ne Beograd nuk i ka ftuar protestuesit serbe qe t'i nderpresin protestat...

Natyrisht qe askush s'ka bere asnje thirrje. Madje as ata serbe ne Beograd qe njihen per orientime me te moderuara ose ata qe ne thellesi e besojne faktin se teknikisht Kosova eshte e humbur, nuk guxojne ta thone kete, nuk guxojne as ta thone publikisht qendrimin e tyre se e pranojne kete fakt.

Si e komentoni faktin se as Presidenti i Serbise, Boris Tadic, zeri i te cilit degjohet mbi te gjitha ceshtjet politike ne Serbi, nuk u ka bere thirrje protestuesve ne Kosove te heqin dore nga protestat dhe bllokadat?

Mendoj se realiteti aktualisht ne Serbi eshte i tille qe te gjithe politikanet serbe, duke mos e llogaritur ketu Cedomir Jovanoviqin, funksionojne ne kuadrin e kalkulimeve se nuk eshte ne interesin e tyre, qe ne cfaredo menyre te "leshojne pe" perpara pavaresise se Kosoves apo autoritetit qe misioni evropian ka ne Kosove. Te gjithe e kane nje vleresim te ketille dhe te gjithe veprojne ne pajtueshmeri me te.

Sa eshte nje situate e ketille shperthyese? A mund te dale nga kontrolli?

Mendoj se rreziku te cilin e parasheh shumica nuk ka te beje me ate se serbet ne Kosove do te vazhdojne ciklin e protestave, se gjate tyre do te kete edhe incidente me te vogla me elemente dhune - kjo eshte e parashikueshme. Rreziku qendron ne faktin se ne nje moment, shqiptaret e Kosoves, ne kuader te perpjekjeve per zgjidhjen e ketij problemi, nuk do te mbeshteten me ne bashkesine nderkombetare dhe do te fillojne te ndermarrin hapa te njeanshem. Dhe ata, para se gjithash, do te mund te ndermerren nga politikanet qe aktualisht nuk jane ne garnituren qeverisese. Ketu qendron pershkallezimi potencial i asaj cfare po shohim tani.

A shihni ndonje shenje qe tregon se gjerat do te ecin ne kete drejtim?

Po, e shoh. Politikanet kosovare, te cilet nuk jane ne qeveri, jane gjithnje e me te zeshem ne kritikat e tyre, per shkak te mosndermarrjes se cfaredo veprimi, keshtu qe Prishtina gjendet ne nje trysni gjithnje e me te fuqishme te forcave te ketilla opozitare. Prandaj, edhe kane ndodhur ato veprime qe kane ndaluar hyrjen e disa zyrtareve serbe ne Kosove.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›