E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat masive trondisin bursat europiane

Tregjet e Bursave Europiane pësuan rënie drastike gjatë të mërkurës, si rrjedhojë e protestave të përgjithshme të mbajtura në Spanjë dhe në Greqi.

Bursa “Ibex” e Madridit regjistroi një rënie prej 3,5%, ndërsa tregjet në Londër, Paris dhe Frankfurt humbën mbi 1% të vlerës së tyre.

Më parë gjatë ditës, Banka e Spanjës publikoi një raport të ri për gjendjen e ekonomisë në vend, duke konfirmuar se recesioni është duke vazhduar edhe në tremujorin e tretë të vitit.

Si rrjedhojë e defiçitit të lartë buxhetor dhe masave të forta shtrënguese, ekonomia spanjolle është duke përjetuar një prej Kriza FinanciareSpanjë, rikthehen të indinjuaritSpanja përgatitet për protesta masiveFMN, “pesimiste” për rritjen ekonomike botërore momenteve më të vështira, me nivelin e papunësisë, më i lartë në Eurozonë, që është rikthyer në rekordin e viteve 1970.

Shqetësimi mbi borxhin spanjoll bëri që edhe interesi i huamarrjes për Madridin zyrtar të vazhdonte të rritej gjatë ditës, duke kapur nivelin prej 6,02% për bonot e thesarit me kohë 10-vjeçarë të maturimit.

Kjo situatë ndikoi që euro të regjistronte nivelin më të ulët 2-javor të këmbimit me dollarin amerikan, duke u këmbyer një euro me 1.285 dollarë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›