E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestat në Kosovë/ MPJ shqiptare: Politikanët të distancohen nga dhuna

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pak minuta më parë, në lidhje me situatën e tensionuar në të cilën ndodhej Prishtina sot si pasojë e protestave kundër ministrit Aleksandar Jabllanoviç.

MPJ shqiptare ka shprehur shqetësimin e saj për rastet e dhunëns dhe u ka bërë thirrje udhëheqësve politik të Kosovës të distancohen prej tyre.

MPJ ka ftuar forcat poltike që të shfrytëzojnë institucionet e vendit dhe dialogun me qeverinë si mundësi të vetme për qetësim të situatës.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë ndjek me vëmendje zhvillimet aktuale në Kosovë dhe shpreh shqetësimin e saj për rastet e dhunës në rrugët e Prishtinës. MPJ u bën thirrje udhëheqësve politikë të Kosovës që të tregojnë vetë-përmbajtje dhe të distancohen nga aktet e dhunës, të cilat nuk i shërbejnë stabilitetit të vendit. Qetësia dhe rivendosja e rendit janë të një rëndësie parësore për t’i hapur rrugë zgjidhjes së problemeve dhe i shërben stabilitetit demokratik të Kosovës. MPJ fton forcat politike në Kosovë që të shfrytëzojnë institucionet dhe dialogun me qeverinë e sapo krijuar, si mundësi të vetme për qetësimin e situatës, dhe të përdorin të gjitha energjitë në adresimin e sfidave euro-atlantike të vendit”, thuhet në reagimin e ministrisë së Jashtme.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›