E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestat në Minnesota vazhdojnë, Trump: Mos më detyroni të ndërhyj

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi udhëheqësit në Minnesota se mund të ndërhyjë nëse protestat vazhdojnë për shkak të aktiviteteve të zbatimit të ligjit për emigracionin.

“Në Minnesota, shkatërruesit, agjitatorët dhe kryengritësit janë, në shumë raste, profesionistë të paguar mirë”, shkroiruan Trump në “Truth Social”.

“Guvernatori dhe Kryetari i Bashkisë nuk dinë çfarë të bëjnë, e kanë humbur plotësisht kontrollin dhe aktualisht po bëhemi të pa dobishë. Nëse, dhe kur të jem i detyruar të veproj, do të zgjidhet shpejt dhe efektivisht”, vijon presidenti i SHBA.

Trump nuk tha se do ta përdorte Aktin e Kryengritjes për të dërguar ushtrinë në Minesota. Një ditë më parë, ai tha se do ta përdorte ligjin nëse do të ishte e nevojshme për t’i dhënë fund shpejt absurditetit që po ndodh në atë shtet dikur të madh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›