E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat ne Orikum 13 te arrestuar 4 ne kerkim

Policia e Qarkut Vlore beri te ditur se jane arrestuar ne flagrance shtetasit Azem Vangjeli 39-vjec Berdo Bedaj 42-vjec Nuro Kulluari 75-vjec Eltjon Dervishaliu 22-vjec Sokrat Gjikoka 54-vjec Kujtim Berdo 47-vjec Krenar Kazheli 36- vjec Musa Xhebraj 27-vjec Pelivan Mehmet Ibroj 48-vjec D.H. 16-vjec Edmond Kulluri 41- vjec Albert Hibroj 39-vjec si dhe Jorgaq Kazheli 54-vjec te gjithe lindur dhe banues ne rrethin e Vlores.

Arrestimi i tyre u be pasi keta shtetas ne bashkepunim me njeri-tjetrin dhe me persona te tjere te fshatrave Dukat dhe Orikum kane kryer veprat penale teOrganizimit grumbullimit dhe manifestimit te paligjshem Pengimin e qarkullimit te mjeteve Kundershtim me dhune te punonjesit te policise se rendit publikGoditjen per shkak te detyres si dhe Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve municioneve dhe lendeve plasese.

Organizimi i tubimit te mesiperm ka ndodhur rreth ores 0730 - 0800 te dates 11.11.2010 tek vendi i quajtur ura e Izvorit ne hyrje te Orikumit pergjate rruges nacionale Vlore - Llogara sqaron Policia e Shtetit. Protestuesit midis te cileve dhe personat e mesiperm kane tentuar te bllokojne rrugen nacionale Vlore - Llogara dhe kane kryer veprime konkrete duke kundershtuar punonjesit e Policise si dhe qelluar me gure e sende te tjera te forta ndaj tyre.

E gjendur perpara kesaj situate Policia ka nderhyre forcerisht duke bere te mundur zhbllokimin e rruges dhe shoqeruar ne komisariat 13 personat e mesiperm. Ne cilesine e proves materiale protestuesve u jane sekuestruar edhe 41 shishe bomba molotov te cilat u moren per ekzaminime te metejshme si dhe nje mjet tip fouristrade.

Gjithashtu rreth ores 1030 te dites se sotme nga ana e protestuesve ka pasur nje tentative tjeter per bllokim te rruges nacionale ne afersi te fshatit Dukat ku me nderhyrjen e policise nuk eshte lejuar bllokimi i rruges. Drejtoria e Policise se Qarkut Vlore ka shpallur dhe 4 persona te tjere ne kerkim dhe po punohet per kapjen e tyre si bashkautore ne kryerjen e veprave penale te mesiperme.

Ne fund te deklarates Drejtoria e Policise se Qarkut Vlore i ben thirrje banoreve te ketij komuniteti qe problemet e tyre ti zgjidhin ne rruge ligjore duke u distancuar nga veprimet e kundraligjshme te bllokimit te rrugeve apo veprime te tjera te dhunshme pasi mbi kedo do te veproje forca e ligjit dhe nuk do te lejohet per asnje moment cenimi i rendit dhe qetesise publike.

2010-11-11 1733

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›