E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja Qeveria asnje mase per zonat e permbytura

Socialist Ilir Beqja tha se situata me problematike eshte ne Qarkun e Shkodres dhe per kete kerkoi nderhyrjen e menjehershme te qeverise.

Te gjithe po ndjekim me shqetesim situaten nga vershimet e lumenjve dhe perrenjve. Si deputet i qarkut te Shkodres dua te bej publike situaten e veshtire ne Shkoder e Malesi te madhe. Oboti eshte i gjithi i permbytur. 50 shtepi jane permbytur ne Kuc. Permbytje shtepish ka edhe ne Vaun e Dejes. 200 hektare te permbytur ne Kuc dhe dhjetera hektare ne Trush. Ka shtepi te permbytura ne Vukpalaj Boge dhe ne Kamice u shpreh Beqja.

Ai akuzoi qeverine se nuk ka marre asnje mase ne kete drejtim. Sot eshte e qarte per te gjithe shqiptaret pse Sali Berisha i shkel premtimet. Ai nuk eshte votuar nga shqiptaret per te qene kryeminister dhe nuk ndjen asnje pergjegjesi per te punuar per ta e per te mbrojtur interesat e tyre. Prandaj pertej denoncimit i kerkoj Sali Berishes te kerkoje falje publike te marre pergjegjesite per mashtrimet e bera dhe te leshoje karrigen qe ka zene me te padrejtevijoi deputeti i opozites. /Saimir Lleshi/start/

2010-11-11 1856

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›