E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat ne Orikum vetedorezohet ne polici Qetesor Ferunaj

VLORE- Vetedorezohet ne policine e Vlores Qetesor Ferunaj i njohur nga te gjithe shqiptaret si protagonist i edicionit Big Brother2.
Ferunaj ishte shpallur ne kerkim nga policia pas protestave te dites se djeshme te banoreve te Orikumit ku situata u pershkallezua ne nje konfrontim mes policise dhe protestuesve.

Ne nje interviste ne Gazeta Shqipetare Qetesor Ferunaj deklaroi se policia ushtroi dhune ndaj pjesemarresve ne tubim dhe sipas tij protestuesit iu kunderpergjigjen duke i gjuajtur me gure.
Ferunaj tha se banoret e Orikumit jane te vendosur te protestojne deri ne fund dhe se me mire eshte ti vrasin sesa tu marrin pronat.

Banore te Orikumit dhe te fshatit Dukat dje u konfrontuan me forcat e Policise se Shtetit. Te mbledhur ne proteste per ceshtjen e pronave pjesemarresit ne tubim qelluan me gure uniformat blu dhe forcat speciale ndersa keta te fundit perdoren armet dhe gazin lotsjelles. Perleshja e pergjakshme perfundoi me plagosjen e tre banoreve disa punonjesve te Rendit si dhe me arrestimin e 14 protestuesve.

Ndersa u shpallen ne kerkim 4 te tjere mes te cileve dhe fituesi i Big Brother 2009 Qetesor Ferunaj. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Vlores dje bene me dije se jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale 25 shishe me lende djegese bomba molotov.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›