E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama fton te ikur ne PS OSBE jo vetem thirrje per reforme

Kreu i opozites paralajmeron mocion mosbesimi ndaj kryeministrit dhe kryetarit te Parlamentit por edhe nje seance te jashtezakonshme parlamentare per shtyrjen nga Komisioni Europian te dhenies se statusit te vendit kandidat per Shqiperine.

Dhe le ta shohim mundesine e nismes se mosbesimit te kryetares si nje pengese e identifikuar deri nga vete KE per arritjen e standardeve europiane ne jeten parlamentare. Nje nisem mosbesimi pikerisht per kete deshtim te pashoq meriton dhe kreu i kesaj qeverie te dale nga votat e vjedhura tha kreu socialist Edi Rama.

Kreu socialist i kerkoi zyres se OSBE ne Tirane te mos mjaftohet me thirrjet me reformen zgjedhore. Sipas tij problemi eshte zbatimi i ligjit. Opozita nuk do te lejoj te kete zgjedhje nese nuk merr garanci se ato do te jene te lira dhe te ndershme.

OSBE smund te rrije me dhe te veshtroje sikur e gjitha kjo ska te beje me misionin dhe prezencen e saj. Smund as te perseris ne boshllek thirrjen 20-vjecare per nje tjeter ndryshim te ligjit zgjedhor tha Rama.

Para anetareve te asamblese ai per here te pare foli me detaje per akuzat qe jane adresuar ndaj tij per lejet e ndertimit. A e dini ju se une nuk e kam votuar ne KRT-ne e Tiranes kthimin e kesaj zone sportive poshte digesne nje zone per ndertim. Jo nuk e kam votuar nderrimin e destinacionit te asaj zone sic nuk e kam votuar asnje leje ndertimi ne Tirane ne vitet 2005-2007 ku cdo leje eshte dhene me shumicen vendimarrese te Saliut ne KRT-ne e Tiranes tha ai.

Kerkeses se disa anetareve socialist per votebesimin e kryesise kreu socialist ju pergjigj me frazen se nuk eshte koha e duhur. Duke e cilesuar Partine Socialiste si te vetmen shprese per vendin ai ftoi te gjithe socialistet e larguar dhe ata qe nuk mbeshteten perfishirjen e Levizjes Socialiste per Integrim ne qeverisje me Berishen te behen pjese e frontit opozitare. Pjese e fteses ishte edhe Levizja per Zhvillim Kombetar.

Kjo parti e madhe qe e quajta besoj me plote te drejte te vetmen shprese eshte nje shprese e pamundur pa nje opozite te bashkuar ne frontin me te gjere te mundshem tha Rama. Ne radhen e ftesave te bera nga kreu socialist mungoi ajo per liderin historik te se majtes Fatos Nano.

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›