Vendimi zhbllokohen shperblimet e prokuroreve
Qeveria zhbllokon fondet per shperblimet e prokuroreve si dhe te oficereve te policise gjyqesore. Keto jane shperblime per merita te vecanta ne pune dhe jepen vetem me miratim te titullarit te institucionit. Prej disa muajsh fondet per kete kategori qendronin te bllokuara ndersa vendimi i djeshem i qeverise i hap rrugen shperndarjes se tyre me urdher te Prokurores se Pergjithshme Ina Rama. Lejohet Prokuroria e Pergjithshme te vijoje normalisht kryerjen e procedurave te shperblimit te prokuroreve dhe oficereve tePolicise Gjyqesore per merita profesionale ne pune -citohet ne vendim. Ne fund te Korrikut qeveria bllokoishpenzimet per prokurimet te cilat nuk ishin zhvilluar deri ne daten 1 gusht te ketij viti.
Nevojat e institucioneve dhe projekteve per fonde do te miratoheshin hap pas hapi ne mbledhje qeverie. Ne cdo mbledhje te zhvilluar pas ketij vendimi qeveria vijon te lejoje kryerjen e prokurimeve per shpenzime te ndryshme. Pjese e vendimit te djeshem eshte edhe lejimi i Gjykates Kushtetuese per blerjen e pajisjeve kompjuterike dhe te pajisjeve te tjera te ngjashme. Pjesa me e madhe e fondeve te zhbllokuara ka te beje me Ministrine e Mbrojtjes per blerje ushqimesh apo pajisjes per reparte te ndryshme ushtarake. Meafrimin e muajit te ftohte te dimrit Ministrise se Mbrojtjes i eshte lejuar blerja e lendeve djegese si gaz apo dru te cilat do te perdoren ne repartet ushtarake por nuk kane munguar edhe ushqimet apo medikamentet mjekesore me te cilat do te furnizohen keto te fundit. Pjese e vendimit eshte edhe blerja e karburantit apo pjeseve te kembimit per automjetet e ushtrise te cilat kryejne transportin e municioneve per ne poligonet e demontimit. Nje pjese e fondeve te zhbllokuara do te perdoren edhe nga Ministria e Punes dhe Shanseve te Barabarta per riparimin e nderteses se Inspektoratit Shteteror te Punes.