E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestat studentore në Tiranë, Asllan Dogjani: Dhuna e policisë e pamëshirshme, u tejkaluan kufijtë dhe kjo shtoi numrin e protestuesve

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ka kritikuar ashpër sjelljen e policisë gjatë protestës studentore në Tiranë, duke e cilësuar dhunën ndaj protestuesve si të pamëshirshme dhe të paligjshme.

asllan dogjani

Në një deklaratë për News 24, Dogjani u ndal te trajtimi i protestuesve të plagosur, duke theksuar se edhe në kohë lufte, personat e plagosur që kapen si kundërshtarë duhet të trajtohen dhe të marrin kujdesin e nevojshëm.

Deputeti demokrat theksoi se policia e ka të drejtën të përdorë forcën në përputhje me ligjin, por jo të ushtrojë dhunë ndaj protestuesve të ndaluar.

Sipas tij, veprimet e efektivëve gjatë protestës kanë tejkaluar kufijtë e ligjshmërisë dhe kanë ndikuar në rritjen e numrit të protestuesve.

“Dje u tejkaluan nw atw farw feje, dhuna e policisë që ishte e pamëshirshme.  Në luftë ai që plagoset kapet si armik merret, trajtohet, shërohet, ndërsa këtu, megjithëse ai ishte i plagosur, goditej dhe dhunohej. Dhe këtë nuk e bën as armiku. Këta janë njerëz, janë shqiptarë këta.

Ata e kanë me ligj përdorimin e forcës, por jo të dhunojnë protestuesit që kanë kapur, t’i bëjnë në atë farë feje. Ajo dhunë që u shtri dje, duke tejkaluar në mënyrë të paligjshme, bëri që të shtohej numwri  i protestuesve”,- tha Dogjani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›