Protestat të fuqishme në Iran, mijëra qytetarë sfidojnë forcat e sigurisë

Protesta të fuqishme kanë shpërthyer në Iran, ku mijëra njerëz janë ngritur para ndërtesave qeveritare, duke kërkuar drejtësi për 22-vjeçaren Mahsa Amini, e cila vdiq në paraburgim më 16 shtator.
Sipas Organizatës Hengaw për të Drejtat e Njeriut, një person është vrarë sot dhe një tjetër është qëlluar për vdekje mbrëmë.
Në rrjetet sociale janë shfaqur pamjet e protestuesve që mblidhen para ndërtesave qeveritare, duke thirrur “vdekje diktatorit”.
Protesta duket të jetë më e madhja dhe më shpërndarë gjeografikisht që nga fillimi i lëvizjes gjashtë javë më parë./ BBC
/rtsh.al/