E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestë kundër marrëveshjes me Maqedoninë, fshati Debëllde largon gurët e kufirit

Debëllde, 20 tetor NOA-Fshati kufitar me Maqedoninë, Debëllde e cila i përket komunës së Vitisë në Kosovë në shenjë pakënaqësie ndaj marrëveshjes së kufijve me Maqedoninë ka larguar sot gurët kufitarë.

Sipas tyre, 22 hektarë tokë, pronë e banorëve, me këtë marrëveshje ka mbetur në pjesën maqedonase.

Protestuesit kërkuan nga Qeveria e Kosovës, që të shqyrtojë kërkesat e banorëve për kthim të pronave dhe kompensimin e tyre që nuk i kanë shfrytëzuar për 9 vite me radhë, në të kundërtën paralajmëruan radikalizmin e veprimeve të tyre.

Kodra e Furrës është e jona, Nuk kemi tokë për të falur, Haram u qoftë vota deputetëve të parlamentit, ishin disa nga pankartat që mbanin në duar banorët e fshatit kufitar Debëllde.

Në përkrahje të kërkesave të banorëve, foli edhe Hysen Durmishi, përfaqësues i lëvizjes Vetëvendosje.

Debëllde dikur kishte rreth 72 shtëpi me 800 banorë, ndërsa tani në këtë fshat ka 34 shtëpi me rreth 400 banorë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›