Proteste masive ne Presheve
Presheve qindra qytetare jane mbledhur para gjimnazit Skenderbeu duke protestuar me moton Ndal debimin e trurit. Kjo proteste u organizua nen udheheqjen e organizates per te drejtat e njeriut e gjithashtu e perkrahur nga forumet rinore dhe organizata te tjera per te rinj. Ne kete proteste ishin te pranishem udheheqesit e pushteteve lokale si ai i Presheves Ragmi Mustafa gjithashtu edhe ai i Bujanocit Shaip Kamberi Jonuz Musliu kryetar i kuvendit komunal ne Bujanoc kryetare te subjekteve politike Skender Desani BDL Rami Zylfiu UDSH te cilet perkrahen protesten kunder Debimit te Trurit. Qytetaret te cilet marshin e filluan qe para shkolles se mesme lsquoSkenderbeu e qe vazhduan deri tek ish-tregu i gjelber ne duar mbanin parulla Duam njohjen e diplomave Qindra diploma mbeten te pavlefshme e te tjera. Problemet per te cilat u protestua jane jetike per qytetaret dhe banoret e kesaj zone qe popullohet prej shqiptareve etnike. Ato jane te karakterit administrative por ne thelb perfaqesojne edhe politikat diskriminuese qe qeveria e Serbise ushtron permes indiferences dhe mostrajtimit te tyre administrativisht. Ceshtja e diplomave gjuhes etj. si dhe aspekte te tjera si dhe sektore te tjere te kultures do ti dergohen per shqyrtim dhe zgjidhje emisares europiane Doris Pack.
Protesta e djeshme ne Presheve ishte nder me te medhate dhe me masivet e organizuara ne qendren e krahines. Pjesemarrja e perfaqesuesve te ndryshem ne kete tubim deshmon qarte ndergjegjesimin e te gjitheve per nje reagim unitar e solidar per ceshtje jetike dhe aspekte ekzistenciale te popullates shqiptare ne kete zone e cila prej disa vitesh po perjeton nje rrjedhe shpopullimi dhe ekzilimi ne vise te ndryshme te Europes.