Proteste ne Kabul. Gjyq per djegien e Kuranit

Kanë vazhduar dhe gjatë ditës së sotme protestat në Kabul kundër djegies së Kuranit nga një klerik në Shtetet e Bashkuara. Qindra studentë të mbledhur në Kabul kanë kërkuar që ai që i vuri flakën kuranit të dalë para gjykatës. Thirrjet e tyre ishin "Vdekje Amerikës, vdekje pastorëve amerikanë . Pas pesë ditë protestash për shkak të djegies së Kuranit, të paktën 22 persona, përfshi shtatë punonjës ndërkombëtarë të OKB-së, janë vrarë në Afganistan.