E nis nga Londra Blater perballe urrejtjes angleze

Gara për presidencën e FIFA-s është bërë më e nxehtë, ndërsa Sep Blater ka zgjedhur Londrën si pikwnisje të fushatës së tij për të ruajtur postin më të lartë të qeverisë botërore të futbollit. Zgjdhja e 75-vjeçarit zviceran nuk është e rastësishme, pasi Anglia është vendi ku ai urrehet më shumë.
Britanikët nuk e kanë harruar ende zhgënjimin që nuk arritën të merrnin organizimin e Botërorit 2018, ndërsa mediat lokale e cilësuan këtë si një hakmarrje të Blater pas publikimit të disa skandaleve që tronditën Komitetin Ekzekutiv të FIFA-s. Kjo përkthehet si një votë kundër në zgjedhjet për president të FIFA-s që do të mbahen më 1 qershor në Zyrih, ndërsa me vizitën e tij në tempullin e futbollit anglez “Uemblej”, Blater kërkon të bindë drejtuesit e federatës angleze të ndryshojnë mendim.
Sep Blater kandidon për mandatin e tij të katërt si president i FIFA-s, post që e mori në vitin 1998. Atëherë zvicerani mundi Leinart Johanson. Tani rivali i vetëm i tij është Mohamed Bin Hamam, i cili aktualisht është president i Konfederatës Aziatike të Ftubollit. Bin Hamam shihet si një kandidat potencial, por gjithçka do të varet nga votimi i 1 qershorit ku 208 federatat anëtare të FIFA-s, përfshirë dhe Shqipërinë kanë të drejtën e një vote.
Nertan Prifti