E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestë para Kryesisë së Kuvendit, kundër heshtjes

Gazeta Shqip

Tubimi

Një grup ish të përndjekurish politikë vijuan dhe dje ritualin e protestës përpara selisë së Kryesisë së Parlamentit të Shqipërisë. Me pankarta dhe thirrje për solidaritet me grevistët, të përndjekurit kërkuan solidaritet nga politikanët dhe qytetarët në lidhje me kërkesat e të përndjekurve që për 23 ditë janë në grevë urie. Gjatë protestës, të përndjekurit kërkuan zgjidhje ligjore për kërkesat e tyre dhe jo politizim të grevës. Ata përmendën faktin se kishin qenë votues të Partisë Demokratike për 20 vite dhe për këtë arsye, prisnin që qeveria të mirëkuptonte kërkesat e tyre. Për solidaritet me të përndjekurit në protestë kishin ardhur dhe disa gra, të cilat jetonin dhe punonin në Zvicër dhe bënë thirrje për solidarizimin e shoqërisë shqiptare me këtë kuazidemokraci.

Numri - Aktualisht, në grevën e urisë janë tetë persona, të cilët vijojnë grevën e urisë që nga nisja e saj

Shëndeti - Disa nga të përndjekurit kanë shfaqur shenja përkeqësimi të shëndetit. Vllasi Koçi u shoqërua dje në gjendje të rëndë në spital

Përgjigjja - Përfaqësuesi i grevës së urisë, Fatmir Lamaj, ka sulmuar Kryeministrin nëpërmjet një liste prej 7 pikash

Urrejtja - Të përndjekurit u shprehën dje se Kryeministri Berisha kishte urrejtje ndaj shtresës së të përndjekurve

Protestë para Kryesisë së Kuvendit, kundër heshtjes burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›