Proteste per kopshtin botanik

Në protestë me qytetarët kanë marrë pjesë edhe deputetë të Partisë Socialiste të cilët përveç transparencës dhe mbrojtjes së kopshtit botanik, akuzojnë se qeveria ka planifikuar shumë më pak fonde se sa kostoja reale e unazës.
“Saliu me bandën e tij po kërkon të gllabërojë një copëz të majme të këtij kopshti. Ne kërkojmë transparencë për koston dhe mënyrën se si do financohet kjo rrugë. Nga 24 milionë dollarë që është kostoja e përgjithshme e unazës ata kanë vendosur të shpenzojnë 50 mijë dollarë. Do të jemi barrikadë me qytetarët e Tiranës deri sa të zbrapset qeveria e Saliut”, është shprehur deputeti i PS-së, Eduard Shalsi.
Projekti i hartuar nga Drejtoria e Rrugëve ku parashikohet ndërtimi i rrethrrotullimit si dhe shkatërrimi i 2.5 ha sipërfaqe nga territori i kopshtit botanik ka hasur kundërshtinë e qytetarëve si dhe grupeve të interesit.