E Enjte, 5 Nëntor 2026

Protestë te bashkia kundër drejtësisë/ Mbështetës të Berishës dhe Metës sulmojnë SPAK

Një grup i vogël mbështetësish të opozitës protestuan këtë të premte përpara godinës së bashkisë së Tiranës, kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.

Akuzat si gjithnjë u adresuan drejt Prokurorisë së Posaçme dhe kreut të saj, Altin Dumanit.

“Është koha të organizohemi më fort, askush të mos ketë besim te SPAK-u, që nuk është gjë tjetër veçse një luledielli e orientuar qartësisht nga qeveria”, tha Tedi Blushi.

Protesta që vijon prej muajsh, kryesisht gjatë ditëve të premte zgjati si gjithnjë pak minuta. Mbështetësit e opozitës deklaruan se nuk do ta ndalin betejën dhe mosbindjen civile.

Në protestë foli edhe djali i Fahri Balliut./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›