E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rruga Çerenec – Zgosht/ Balluku: Segmenti që lidh Dibrën me Elbasanin përfundon në pranverë

Punimet në rrugën Ura e Çerenecit-Zgosht pritet që të përfundojnë në pranverën e viti të ardhshëm Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë  ka inspektuar punimet për rikonstruksionin e rrugës Ura e Çerenecit-Zgosht, që lidh Bulqizën me Librazhdin ndërsa ka theksuar se ky segment krijon  një ndërlidhje mjaft të kërkuar nga dy zona të cilat duken larg në hartë.

Ndërtimi i kësaj rruge do t’i japë akses qytetarëve në pikat kufitare dhe do të ndihmojë në zhvillimin turistik të zonës.

Segmenti që lidh Urën e Çerenecit me Zgoshtin është 45 km  dhe ka përfunduar e gjitha me shtresën e parë të asfaltit dhe pothuajse 50% me shtresën e dytë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›