E Shtunë, 31 Tetor 2026

Proteste te ekonomiku studentet kunder stazhit

Viti i ri akademik nuk ka nisur njësoj për të gjithë studentët e Universitetit të Tiranës. Një grup studentësh të Fakultetit Ekonomik kanë zgjedhur ditën e parë të shkollës për të protestuar për heqjen të stazhit. Megjithëse sistemi që  pretendohet se aplikohet në fakultetet tona është ai i Bolonjës, i cili nuk e përmend në asnjë vend stazhin, në Fakultetin Ekonomik një student nëse ka mbetur në më shumë se 5 provime, humb të drejtën për të vazhduar studimet në vitin pasardhës.

"Ne do të vazhdojmë dhe më tepër deri sa kjo të marr fund. Ndërsa ne të na jepet e drejta që na mohohet, deformohet, cënohet padrejtësisht. Le të bucasim në veshët e tyre të shurdhët, 'Hiqni Stazhin'", thotë një student.

Studentët kanë paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në rast se kërkesat e tyre nuk do të gjejnë një zgjidhje. Sistemi i Bolonjës, si masë penalizuese parashikon vetëm mos marrjen e diplomës Bachelor, në rast se përgjatë tre viteve nuk ke arritur të marësh 180 kredite, por jo stazhin.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›