E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI dorezon kerkesen te ngrihet komisioni per reformen

Lëvizja Socialiste për Integrim dorëzon zyrtarisht në Kuvend projekt-vendimin për ngritjen në mënyrë urgjente të komisionit parlamentar për reformën zgjedhore. Në rolin e nënkryetarit të Kuvendit, deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo tregon modalitetitet mbi të cilat do të ngrihet komisioni i reformës elektorale. Komisioni do të ketë dy bashkëkryetar dhe përfaqësues nga 6 partitë parlamentare. Në përbërje të tij do të jenë edhe partitë politike të cilat në zgjedhjet e 2009-ës morën më shumë se 2% të votave. Ndërsa nga shoqëria civile do të marrin pjesë 5 përfaqësues.

"Kemi propozuar një komision që të ketë këto standarde, rëndësinë parësore të reformës zgjedhore, pjesëmarrjen e gjerë jo vetëm politike, vendosjen e axhendës së integrimit mbi atë të politikës së ditës,vendosjen e debatit politik në institucionet vendimmarrëse", tha Vangjel Tavo, nënkryetar i Kuvendit.

Projekt-vendimi i LSI vjen në kohën kur dy partitë e mëdha politike kishin përcaktuar 4 negociatorët e tyre për hartimin e modaliteteve të ngritjes së komisionit të reformës elektorale. Në një nga pikat e këtij project-vendimi është përcaktuar edhe opsioni I mosparaqitjes së socialistëve në këtë komision, ccka u hap rrugën e pjesmarrjes dhe diskutimit mes partitë të tjera politike. Veprimtaria e këtij komisioni do të zgjas 6 muaj.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›