Protestohet kundër vendimit të Dhomës së Posaçme

Në qendrën të Deçanit për të dytën herë sot pritet të zhvillohet një protestë kundër vendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për dhënien e pronave shoqërore Manastirit të Deçanit, transmeton rtk.
Protesta e cila do të fillojë në orën 12:00 është organizuar nga Këshilli Organizativ, i përbërë nga shoqëria civile dhe të gjitha subjektet politike në Deçan.
Me këtë protestë edhe njëherë kundërshtohet vendimi i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për pronat e ndërmarrjeve shoqërore “APIKO” dhe “ILIRIA”.
Ditë më parë, Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës, ka fuqizuar një marrëveshje për faljen e pronave të dy ndërmarrjeve publike “Apiko” dhe “Iliria”, të dhuruara Manastirit të Deçanit, në vitin 1997. /Indeksonline/