E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sindikalistët e KEK-ut paralajmërojnë protesta e grevë për ushqim

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës për të pestën ditë me radhë nuk janë furnizuar me ushqim që shërbehet nga kompania “Ben- Af”.

Ata e kanë nisur bojkotin që nga data 23 janar dhe thonë se janë të vendosur të bojkotojnë ushqimin deri në realizimin e kërkesave të tyre nga ana e KEK-ut, shkëputjen e kontratës me kompaninë “Ben-Af” në vlerë rreth 6 milionë euro për furnizim me ushqim. Ky bojkot i ushqimit atyre po iu kushton financiarisht, pasi triskën ditore po e mbulojnë me shpenzime të veta, skruan "Koha Ditore". 

E nëse menaxhmenti i KEK-ut i injoron veprimet e tyre për bojkot të ushqimit, SPEK-u paralajmëron protesta dhe hyrje në grevë.

Kreu i Sindikatës së Pavarur Energjetike të Kosovës, Izet Mustafa, ka thënë se menaxhmenti i KEK-ut duhet të angazhohet që të plotësohet kërkesa e tyre - ndërrimi i operatorit ekonomik për furnizim me ushqim./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›