E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestojnë studentët e Gjeografisë: Ska fonde, na lanë pa ekspedita

rama-qytetaretTiranë- Me dhjetra studentë të degës së Gjeografisë në Universitetin e Tiranës kanë zhvilluar sot një protestë para fakultetit, pasi sipas tyre dekanati ka anulluar ekspedita e praktikës mbi 100 km.

Ata shprehen se janë reduktuar edhe shpenzimet për udhëtime, duke thënë se fakulteti nuk ka fonde dhe ata janë të detyruar ti paguajnë vetë ekspeditat.

Studentët kanë kërkuar sot që të merren masa dhe atyre tu sigurohet fjetja dhe shpenzimet, ndërsa në të kundërt do të bëjnë bojkotin e praktikave.

“Ndryshe nga praktikat e ndjekura në vitet e kaluara na është komunikuar se Universiteti i Tiranës nuk merr përsipër të mbulojë shpenzime dhe të organizojë ekspedita në largësinë mbi 100 km nga Tirana, me motivacionin se nuk është kompetencë e tyre”, u shpreh një nga studentët.

Por drejtuesit e fakultetit shprehen se gjithçka është bërë në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave, që nuk lejon ekspedita larg 100 km.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›