E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulevardi i ri i Tiranës, bashkia hap zyrtarisht tenderin

bulevardiTiranë- Bashkia e Tiranës nëpërmjet një deklarate për shtyp njofton hapjen tenderit ndërkombëtar për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës.

Bashkia e Tiranës ka në dispozicion fondin prej 61.000.000.00 euro për zbatimin e projektit të studios arkitekturore Grimshaë Architects, për zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës. Punimet e zbatimit të këtij projekti do të financohen nga marrëveshja e financimit ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe Fondit të Zhvillimit të Abu Dhabit, firmosur në datë 21 Prill 2013, me vlerë 54.000.000.00 euro si dhe grantit nga qeveria e Katarit me vlerë 7.000.000.00 Euro,- shprehet bashkia.

Sipas bashkisë, në fazën e parë të punimeve që nis nga Stacioni i Trenit përfshihet një parkim i madh nëntokësor. Përgjatë bulevardit është parashikuar kalimi i linjës së tramit, që do të lidhë terminalin multimodal të pasagjerëve me sheshin Nënë Tereza. Në bulevardin e ri të Tiranës do të ndërtohet Pallati i Drejtësisë, godina e re e Bashkisë dhe institucione të tjera publike, qendra biznesi etj.

Ky projekt përveç se dyfishon gjatësinë e bulevardit kryesor të Tiranës, do të krijojë një rrugë për një qasje të re të madhe, për shtimin e hapësirave të gjelbra në qytet, duke u bërë në këtë mënyrë projekti më i rëndësishëm në Tiranë në 80 vitet e fundit. Aktualisht lumi i Tiranës është një zonë e lënë pas dore dhe në disa vende është kthyer në vend grumbullimi të mbetjeve të ndryshme urbane. Zbatimi i projektit të bulevardit verior dhe lumit të Tiranës do të zhvillojë një nga pjesët më të prapambetura të qytetit të Tiranës,- thuhet në njoftim.

Sipas Bshkisë së Tiranës, zbatimi i këtij projekti do të sjellë më shumë vendeve të reja pune, zhvillim ekonomik të zonës, vlerësim të pronës, rritje të kapaciteteve të komunitetit për të aksesuar financime të ndryshme, si dhe rritje të të ardhurave nga taksat nga zhvillimi i projekteve të reja përgjatë këtij korridori

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›