E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i policisë i jep ndihmën e parë

Vijon e tensionuar protesta pranë Kryeministrisë.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, raporton se gjatë tensioneve është regjistruar edhe një incident.

Një protestues ka humbur ndjenjat dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kanë qenë efektivët e policisë ata që i kanë dhënë menjëherë ndihmën e parë.

Është njoftuar edhe ambulanca për ta transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›