E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestuesit: Kjo monstër kërcënon Venecian (FOTO)

Share

Vizita e anijes më të madhe që ka hyrë ndonjëherë në Venecia ka trazuar disa aktivistë që kanë dalë në protestë duke pretenduar se anija përveçse bllokon pamjen, ndot edhe ajrin.

Anija 140 mijë tonëshe, MSC Divinia kaloi pranë sheshit Shën Marku të shtunën, ndërkohë që protestuesit mbanin në duar parulla ku shkruhej: Jo anijeve të mëdha.

Anija që mban në bord 4500 njerëz e ka marrë emrin në nderim të Sofia Loren, ndaj protestuesit i kanë dërguar edhe asaj një letër.

Aktivistët ankohen se dridhjet dhe valët që prodhon anija kanë dëmtuar edhe themelet e pallateve dhe kishave historike.

Sa i përket ndotjes, ata thonë se ajo prodhon për një orë ndotje sa 15 mijë makina.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›