E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestuesit dhunojnë të riun në Don Bosko, e akuzojnë si informator të policisë

Një incident është regjistruar pak minuta më parë në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, ku një i ri është sulmuar dhe dhunuar nga një grup protestuesish.

Sipas pretendimeve të tyre, i riu dyshohej se ishte informator i policisë.

Si pasojë e dhunës, ai ka marrë plagë të shumta në trup dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Protesta shënon sot ditën e gjashtë, ku rrugët e Tiranës janë mbuluar nga kaosi mes përplasjeve të protestuesve me uniformat bu, shkatërrimit të bordurave, kangjellave  si dhe djegieve të koshave të mbëturinave.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›