E Diel, 1 Nëntor 2026

Skenë lufte në rrugën e Kavajës! Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre, policia hedh gaz lotsjellës

Qendra e Tiranës është kthyer në një skenë lufte.

Protestuesit, aktualisht ndodhen në rrugën e Kavajës, pranë Bankës, ku kanë sulmuar me mjete piroteknike në drejtim të efektivëve.

Ndërkohë që këta të fundit u janë kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Ndërkohë që forcat RENEA kanë zbarkuar në terren. Ata janë pozicionuar para Kryeministrisë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›