Protestuesit djegin semaforët/ Stola, pemë e kosha plastikë në flakë

Protestuesit me maska kanë shkatërruar dhe u kanë vënë flakën semaforëve që ndodhen në rrugën që të dërgon drejt sheshit ‘Skënderbej.
Ata kanë krijuar edhe një lloj bllokade me stolat plastikë, mes të cilëve shihen semaforët në flakë.
Flakët po përhapen drejt pemëve që ndodhen në zonë duke krijuar rrezik gjithnjë e më të madh, ndërsa zjarrfikësja nuk duket ende. Protestuesit vijojnë të hedhin në zjarr materiale të djegshme si stolat plastikëdhe koshat.