Reagon Ambasada Britanike: E drejta e protestës mbrohet nga Kushtetuta! Policia të shmangë veprimet joproporcionale

Pas zhvillimeve dramatike dhe përplasjeve të dhunshme në rrugët e kryeqytetit, ka ardhur një reagim zyrtar edhe nga Ambasada Britanike në Tiranë.
Përmes një deklaratë zyrtare të shpërndarë këtë të mërkurë, më 14 tetor 2026, përfaqësia diplomatike e Mbretërisë së Bashkuar ka nënvizuar rëndësinë e garantimit të lirisë së shprehjes dhe të drejtës për të protestuar, ndërsa u ka bërë thirrje palëve për vetëpërmbajtje.