E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestuesit i kerkojne Kines lirimin e disidentit Liu Xiaobo

Nga Express me 05 dhjetor 2010 ne ora 1940

Qindra vete marshuan sot ne rruget e Hong Kongut me kerkesen per lirimin nga Kina te disidentit Liu Xiaobo i cili do te marre kete jave Cmimin Nobel.

Protestuesit te shoqeruar nga policia marshuan para zyres se perfaqesise kineze ne mbeshtetje te Liu i cili eshte kinezi i pare qe merr cmimin e nderuar nderkombetar. Protestuesit po ashtu kritikuan Kinen qe e ka vene ne arrest shtepiak gruan e Liu Liu Xia dhe qe ka ndaluar disidente te tjere dhe aktiviste te te drejtave te njeriut te largohen nga vendi nga frika se mos shkojne per te marre pjese ne ceremonine e ndarjes se Cmimeve Nobel ne Oslo ne Norvegji diten e premte.

Liu Xiaobo eshte bashkautor i dokumentit 147Charter 2008148 nje peticion qe ben thirrje per reforma dhe liri politike. Ne fund te vitit te kaluar ai u denua me 11 vjet burg. Kina e denoi vendimin per t146i dhene Liu-t Cmimin e Paqes dhe i ka kerkuar diplomateve ta bojkotojne ceremonine e ndarjes se cmimeve Nobel. /voa/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›