E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestuesit kaluan natën para Kryeministrisë, policia kërkon zhbllokimin e sheshit

TIRANË, 21 qershor /ATSH/ Disa protestues e kaluan natën përpara godinës së Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme.

Kjo ishte nata e parë që protestuesit qëndruan në shesh që nga nisja e protestave, ndërsa një ditë më parë tubimit iu bashkuan edhe shqiptarë nga diaspora, të cilët kërkuan dorëheqjen e Kryeministrit.

Sot policia kërkoi lirimin e hapësirës publike, duke apeluar për respektim të rregullave dhe shmangie të bllokimit të lëvizjes.

Megjithatë, një pjesë e qytetarëve vijojnë të qëndrojnë para Kryeministrisë, pavarësisht temperaturave të larta, duke mbajtur pankarta dhe në pritje të protestës së paralajmëruar në orët e pasdites.

/m.q/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›