Protestuesit krijojnë barrikadë me rrethime hekuri tek “Treni”, policia i largon nga rruga, autoboti vijon lëvizjen

Protestuesit kanë krijuar një barrikadë në rrugë duke përdorur rrethime hekuri, të ngjashme me ato që përdoren në kantieret e ndërtimit, në përpjekje për të bllokuar lëvizjen.
Ata janë zhvendosur tek “Stacioni i trenit”, duke marrë rrugën për nga “Zogu i Zi”.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë për të larguar rrethimet metalike nga rruga dhe për të hapur kalimin.
Ndërkohë, autoboti ka vijuar lëvizjen, pavarësisht tensioneve dhe përpjekjeve të protestuesve për të penguar qarkullimin.