E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestuesit ndihen keq nga gazi lotsjellës dhe strehohen në selinë e PD-së, mbërrijnë dy ambulanca! Policia rreshtohet para portës, deputeti: Është e turpshme që sulmohemi

Dy autoambulanca kanë mbërritur në oborrin e selisë së Partisë Demokratike, ku sipas gazetares Klodjana Lala, janë strehuar disa protestues që janë ndier keq pas ekspozimit ndaj gazit lotsjellës të përdorur nga policia gjatë protestës në kryeqytet.

tiraneeeeeee

Për ngjarjen ka reaguar edhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili pretendon se policia ka hedhur bombola gazi lotsjellës brenda ambienteve të selisë së PD-së, pavarësisht se, sipas tij, nuk ka pasur incidente apo provokime.

“Në selinë e Partisë Demokratike janë hedhur bombola gazi nga ana e policisë. Nuk ka pasur asnjë incident dhe kjo ngjarje ka ndodhur në kushtet kur nuk ka pasur kurrfarë provokimi”, u shpreh Këlliçi.

Edhe deputeti demokrat Eno Bozdo ka dënuar atë që e cilësoi si sulm të pajustifikuar ndaj selisë së Partisë Demokratike.

“Është e turpshme që sulmohet selia e PD-së. Nuk pranojmë kurrë dhunën e pajustifikuar. Dolëm tre deputetë, donim të flisnim me komandantin dhe nuk doli askush”, deklaroi Bozdo.

Ngjarja është regjistruar në kuadër të protestës studentore që prej gjashtë ditësh vijon në Tiranë, mes përplasjeve të përsëritura mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›