Protestuesit përmbysin stolat prej guri, Rama: Studentë e pedagogë jo, çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot thirrjen për dialog ndaj protestuesve, duke vendosur mbi stolat prej guri pranë Kryeministrisë fletë me mbishkrimin “Dialog”.
Rama shprehu gatishmërinë për të zhvilluar bisedime me këdo që kërkon dhe beson te dialogu.
Ndërkohë, studentët vijuan sot protestën para Kryeministrisë, në ditën e 11-të të saj, ku iu bashkuan edhe pedagogë të universiteteve dhe qytetarë të tjerë.
Studentët dhe pedagogët refuzuan ftesën e kryeministrit për dialog, duke hedhur jastëkët e vendosur mbi stola, si dhe fletët me mbishkrimin “Dialog”.
Kryeministri Rama reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi pamje nga protesta dhe refuzimi i ftesës për dialog.
“Studentë? JO! Pedagogë? JO! Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!…”, shkroi Rama.
/gj.m/a.f/r.e/