Protestuesit refuzojnë dialogun me Ramën, grisen ftesat para Kryeministrisë

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Protestuesit refuzuan sërish ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke grisur letrat në të cilat shkruhej “dialog”.
Një protestuese mblodhi jastëkët që ishin vendosur rreth tryezës simbolike para Kryeministrisë, dhe vendosi një pasqyrë të cilën ishte shkruar “monolog, dorëheqje”.
Pavarësisht ftesave të përsëritura të Ramës për t’u ulur në tryezën e bisedimeve, studentët kanë refuzuar dialogun me kreun e qeverisë.
Këtë të shtunë shënohet dita e 12-të e protestave studentore. Ditën e sotme ata kanë thirrur një tubim kombëtar në kryeqytet kundër klasës politike në vend.
/m.q/a.f/