E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestuesit rrethohen nga policia, largohen me vrap drejt Pazarit të Ri

Një përplasje e ashpër mes efektivëve dhe protestuesve është regjistruar pak minuta më herët në zonën pranë Parlamentit.

Pas sulmeve, protestuesit janë rrethuar nga efektivët e policisë, duke u detyruar të largohen me vrap në drejtim të Pazarit të Ri.

Kujtojmë se gjatë protestës së sotme i është vënë flaka Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Infrastrukturës, si edhe Komisariatit nr. 3 në rrugën “Mine Peza”, ku të lënduar kanë mbetur disa efektivë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›