Protestuesit te Ministria e Drejtësisë, flakët përfshijnë katin e parë të godinës

Protestuesit kanë sulmuar me gurë dhe kokteje molotov Ministrinë e Drejtësisë mbrëmjen e së mërkurës, duke i vënë flakën katit të parë të godinës.
Sulmi vjen pas incidenteve të mëparshme në disa institucione dhe biznese private, mes tyre Ministria e Ekonomisë, Kuvendi dhe Kryeministria.
Gjatë pasdites, turma u zhvendos përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku u ndezën zjarre pranë Kryeministrisë, në zonën e Piramidës dhe pranë Kullave Binjake.
Përballë përshkallëzimit të situatës, policia përdori gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë protestuesit. Më pas, turma lëvizi fillimisht në drejtim të Parlamentit, ndërsa protestuesit u shpërndanë në grupe të vogla në lagje të ndryshme të kryeqytetit.