E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzimet me energjine, METE: Grup pune per verifikimet e faturave

TIRANE- Ankesat e qytetarëve për faturat e fryra të energjisë elektrike do të shqyrtohen. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës informoi sot se do të ngrejë një grup të posacëm pune për verifikimin e ankesave. Nëse vërtetohet se janë të vërteta atëherë Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të kompensojë abonentët.

“METE ka vendosur të ngrejë një grup pune për të verifikuar këto ankesa. METE garanton qytetarët se nëse inspektimi do të nxjerrë shpërdorime nga faturimi i energjisë elektrike ekzistojnë të gjitha mjetet ligjore për të detyruar OSSH-në të dëmshpërblejë qytetarët mbi keq faturimin. “- deklaroi sot në një prononcim për median zëdhënësja e METE-s .

Sipas saj ligji i energjisë elektrike dhe ligji për mbrojtjen e konsumatorëve garanton që qeveria ka instrumentet e duhur për të rregulluar cdo gabim që bëhet në kurriz të konsumatorit.

Ministri Dritan Prifti ka kërkuar mbledhjen urgjente të bordit drejtues të OSSH-së për të diskutuar në cilësinë e aksionerit të kompanisë situatën e krijuar pas këtyre akuzave.

Kompensim të faturave të energjisë nga ana e OSSH-së, tashmë e privatizuar nga kompania CEZ, është kërkuar dhe nga Enti Rregullator i Energjisë si institucioni përgjegjës për të ruajtur konkurencën në treg dhe për të mbrojtur konsumatorët.

Partia Socialiste akuzon qeverinë, si bashkëaksionere e OSSH-së, për heshtje ndaj rritjes së cmimit të energjisë dhe abuzimeve me faturat të cilat janë në kurriz të konsumatorëve
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›