E Shtunë, 31 Tetor 2026

Provat me vaksinen kunder malaries rezultate premtuese

Nje aleance nderkombetare shendetesore qe punon per te zhvilluar nje vaksine kunder malaries thote se nje prej vaksinave te saj me te perparuara e quajtur RTSS po tregon rezultate premtuese. Pas dy vjet provash klinike ne Afrike Nisma Vaksina kunder Malaries dhe bashkepunetoret e saj shpallen se vaksina e re ofron mbrojtje kunder malaries per femijet e moshes pese muajsh deri ne 17 muajsh.

Shkencetaret qe po punojne per vaksinen e pare ne bote kunder  malaries e quajne vaksinen  e re prove se hap te rendesishem historik.

Per 40 vjet shkencetaret jane duke u perpjekur per te zhvilluar vaksinen kunder malaries dhe me ne fund ky eshte rezultati.

Dr. Christian Loucq eshte drejtor i Nismes se Vaksines kunder Malaries - nje grup nderkombetare jo-fitimprurese i perfshire ne vleresimin e sigurise dhe efikasitetit te vaksines se re. Mijera femije ne shtate vende ne Afrike kane marre vaksinen e re. Ekspertet zbuluan se tek femijet e vaksinuar rreziku malaries eshte pergjysmuar.

Dr. Daniel Ansong eshte pediater qe shqyrtoi provat e vaksines ne nje klinike ne Gana

Faza e trete e provave do te tregoj efikasitetin dhe sigurine e vaksines. Rezultatet jane te qarta dhe te qendrueshme. Ne jemi shume te lumtur dhe te inkurajuar per te shkuar perpara.

Dr. Ansong beson se vaksina do te jete nje arme e re e vlefshme ne luften globale kunder malaries.

Kritiket thone se ne provat ne terren vaksina e re ishte vetem 47 per qind efikase kunder rasteve te renda te malarjes nje nivel mbrojtjes thone ata qe duhet te jete me i larte. Por mjeket pediater thone se malaria shkakton 800.000 vdekje te femijeve cdo vit edhe niveli i tanishem mbrojtes qe ofron vaksina e re mund te shpetoje mijera jete njerezish.

Dr Joe Cohen eshte bashke-shpikes i vaksines RTS S dhe ekspert barnash prane firmes farmaceutike GlaxoSmith-Kline. Kjo kompani ka investuar 300 milione dollare per zhvillimin e vaksinave kunder malaries.

Dr Cohen thote se puna per zhvillimin e nje vaksine kunder malaries ka qene nje sfide e madhe shkencore.

Problemi eshte parazit ne vetvete. Paraziti Malaria - parazitet ne pergjithesi - jane organizma shume komplekse me ADN te nderlikuar me mijera gjene krejt ndryshe nga bakteret apo viruset .

Firma GlaxoSmith-Kline thote se ka ne plan te investoje nje shtese deri 100 milione dollare ne programin e vaksines. Shkencetaret thone se do te fillojne proven e vaksines ne shkalle te gjere pas perfundimit te suksesshem te fazes se tanishme ku perfshihen 3 prova.

Zhvilluesit e vaksines kane ne plan ti paraqesin rezultatet perfundimtare te provave te vaksines prane Organizates Boterore te Shendetesise ne vitin 2014. Shpresa e tyre eshte se OBSH-ja do te rekomandoje qe vaksina te behet nje pjese rutine e vaksinimit te femijeshme per parandalimin e malaries ne te ardhmen.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›