Provimet e maturës, publikohen programet orientuese. Zgjedhjet për rektor, Hafizi: Dekanët nuk na presin
Çfarë do mësojnë nxënësit për 40 lëndët e kurrikulës bërthamë dhe asaj me zgjedhje.
Formulari A1 për lëndët me zgjedhje, plotësimi nis më 20 shkurt.
Publikohen programet orientuese të maturës për 40 lëndë. Me anë të tyre maturantët do të përgatiten për të dhënë provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje. Nga sa bën me dije Ministria e Arsimit, në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Provimeve nxënësit mund të gjejnë paketën e plotë. Janë gati gjithashtu edhe programet për shkollat profesionale. Gazeta publikon të plota programet për lëndët e detyruara Matematikë dhe Fizikë, provimet e të cilave maturantët do të mund ti japin të parat. Matura e këtij viti ka ndryshuar pasi këtë vit mbyll studimet brezi i parë me kurrikulat e reja në gjimnaze, të cilat përbëhen nga lëndë bërthamë dhe lëndë me zgjedhje. Një tjetër ndryshim që i është bërë rregullores është shtimi i një lënde të tretë me zgjedhje. Sipas dëshirës, maturantët mund të vendosin ta caktojnë atë në formularin A1. Plotësimi i tij do të nisë javën që vjen. Do të fillojë të plotësohet nga data 20 shkurt, për tu dorëzuar nga maturantët më 10 mars, sqaruan përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit. Ky afat do të respektohet edhe nga maturantët që jetojnë në zonat e bllokuara për shkak të kushteve të rënduara atmosferike, pasi Ministria do të zhvillojë për këta nxënës kurse intensive. Sipas rregullores, kandidatët nuk lejohen të japin provimet me zgjedhje të detyruar nëse kanë rezultuar kalues në maturat e viteve të mëparshme, me përjashtim të rastit kur rezultatet e tyre janë nën 4.50. Në rast se kandidati e ka dhënë më shumë se një herë një lëndë në provimet me zgjedhje, i njihet vetëm rezultati i fundit. Në përllogaritjen e pikëve për sistemin Meritë-Preferencë për këto lëndë merren koeficientet e vitit shkollor 2011-2012.
PROGRAM ORIENTUES PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR TË MATURËS SHTETËRORE PËR GJIMNAZIN
LËNDA: MATEMATIKA E THELLUAR
VITI MËSIMOR 2011 2012
2. Linjat dhe nënlinjat
Linjat
Nënlinjat
Numri dhe veprimet me numra
Bashkësitë numerike
Veprime me numra
Algjebra
Zgjidhja e ekuacioneve, inekuacioneve, sistemeve
Shprehjet shkronjore
Numrat kompleksë
Matricat dhe përcaktorët
Matja
Matje jo të drejtpërdrejta
Matje me formula
Gjeometria
Gjeometria në plan
Gjeometria në hapësirë
Funksioni
Kuptimi dhe paraqitja e funksionit
Funksioni dhe limiti
Njehsimi diferencial e integral
Derivati
Njehsimi integral
Statistikë, probabilitet dhe kombinatorikë
Statistikë
Probabilitet
3. Përshkrimi i linjës dhe objektivat Linja 1: Numri dhe veprimet me numra Përshkrimi i linjës: Bashkimi i dy bashkësive, numri i elementeve të bashkimit; veprimet me fuqitë me eksponentë irracionalë; logaritmimi i një shprehjeje, ndërrimi i bazës së logaritmimit.
Linja/nënlinja
Objektivat
Numri dhe veprimet me numra
Nxënësi të jetë i aftë: – Të gjejë numrin e elementeve të bashkimit të dy bashkësive; – të llogaritë fuqitë me eksponentë irracionalë; – të zbatojë vetitë e logaritmeve; – të ndërrojë bazën e logaritmeve.
Linja 2: Algjebra Përshkrimi i linjës: Zgjidhja e ekuacioneve dhe inekuacioneve që përmbajnë vlerën absolute; zgjidhja grafike e ekuacioneve dhe inekuacioneve të fuqisë së parë me dy ndryshore; zgjidhja grafike e sistemeve të inekuacioneve të fuqisë së parë me dy ndryshore; kuptimi për numrin kompleks, trajta algjebrike; veprime me numra kompleksë, veti të veprimeve; paraqitja gjeometrike e numrit kompleks; trajta trigonometrike e numrit kompleks; formula e Muavrit; kuptimi i matricës katrore të rendit të dytë dhe të tretë,veprime me to (mbledhje, shumëzimi i matricës me një numër, shumëzimi i dy matricave katrore të rendit të dytë); përcaktori i një matrice katrore të rendit të dytë ose të tretë.
Objektivat
Linja/Nënlinja
Objektivat
Zgjidhja e ekuacioneve, inekuacioneve, sistemeve
Nxënësi të jetë i aftë:
Të zgjidhë ekuacione dhe inekuacione që përmbajnë vlerë absolute;
të zgjidhë grafikisht inekuacione të fuqisë së parë me dy ndryshore;
të zgjidhë grafikisht sistemet e inekuacioneve të fuqisë së parë me dy ndryshore.
Numri kompleks
Nxënësi të jetë i aftë:
Të kryejë veprime me numrat kompleksë;
të gjejë modulin dhe argumentin e një numri kompleks;
të paraqesë një numër kompleks në trajtat e tij algjebrike, dhe trigonometrike;
të përdorë formulën e Muavrit për të llogaritur fuqinë e një numri kompleks.
Matricat dhe përcaktorët
Nxënësi të jetë i aftë:
Të dallojë matricat katrore të rendit të dytë dhe të rendit të tretë, si dhe elementet kryesore;
- të kryejë veprime me matrica (mbledhje, shumëzim të matricës me një numër dhe shumëzimi i dy matricave katrore të rendit të dytë);
- të njehsojë përcaktorin e një matrice katrore të rendit të dytë dhe të tretë.
. Linja 3: Matja Përshkrimi i linjës: Këndi ndërmjet dy vektorëve; formulat për sin(á±â) cos(á±â); identitete të thjeshta trigonometrike. Objektivat
Linja/Nënlinja
Objektivat
Matja
Nxënësi të jetë i aftë: – Të gjejë këndin ndërmjet dy vektorëve të dhënë;
- të zbatojë formulat për sin(á±â) cos(á±â);
- të zbatojë formula trigonometrike në vërtetimet e identiteteve të thjeshta trigonometrike.
Linja 4: Gjeometria Përshkrimi i linjës: Ngjashmëria e shumëkëndëshave; koordinatat e pikës në plan dhe në hapësirë; koordinatat e vektorit në drejtëz, plan dhe hapësirë; prodhimi numerik i dy vektorëve në hapësirë; prodhimi vektorial i dy vektorëve në hapësirë; prodhimi vektorial në koordinata; kushtet që dy vektorë në plan ose në hapësirë të jenë: bashkëvijorë, pingulë; ekuacioni i planit që kalon nga një pikë e dhënë dhe pingul me një vektor të dhënë; kushti i pingultisë dhe paralelizmit të dy planeve; ekuacioni i planit që kalon nëpër tri pika; largesa e një pike nga një plan në hapësirë; ekuacioni kanonik i një drejtëze në hapësirë; kushtet e paralelizmit dhe pingultisë së drejtëzës me planin; vetia e prerjes së piramidës (konit) me një plan paralel me bazën.
Objektivat
Linja/nënlinja
Objektivat
Gjeometria në plan
Nxënësi të jetë i aftë:
Të zbatojë në situata problemore ngjashmërinë e shumëkëndëshave.
Gjeometria në hapësirë
Nxënësi të jetë i aftë:
Të përcaktojë koordinatat e pikës në hapësirë;
të përcaktojë koordinatat e vektorit në hapësirë;
të gjejë prodhimin numerik të vektorëve në hapësirë;
të gjejë prodhimin vektorial të vektorëve në hapësirë;
të zbatojë vetitë e prodhimit vektorial të vektorëve;
të dallojë nëse dy vektorë janë pingulë ose bashkëvijorë;
të shkruajë ekuacionin e planit që kalon nga një pikë e dhënë dhe pingul me një vektor të dhënë;
të shkruajë ekuacionin e planit që kalon nëpër tri pika;
të njehsojë largesën e një pike nga një plan në hapësirë;
të shkruajë ekuacionin kanonik të drejtëzës në hapësirë;
të zbatojë në problema vetinë e prerjes së një piramide (koni) me një plan paralel me bazën.
Linja 5: Funksioni Përshkrimi i linjës: Bashkësia e vlerave të funksionit, vlera më e madhe dhe më e vogël e funksionit, monotonia e funksionit; vargu numerik, monotonia e vargut; progresioni gjeometrik zbritës i pafundmë, formula për gjetjen e shumës së kufizave të tij; funksioni bijektiv; funksioni i anasjellë.
Objektivat
Linja/nënlinja
Objektivat
Kuptimi dhe paraqitja e funksionit
Nxënësi të jetë i aftë:
Të përdorë kuptimin e funksionit bijektiv në raste të