E Diel, 1 Nëntor 2026

Si e izoluam Sadik Premten në Paris në ditët e Konferencës së Paqes

Myftar Tare duke rrëfyer për Panorama (Foto Vlasov Sula)

Myftar Tare: Grekët vodhën fjalimin e Enverit

Përplasjet e Enverit me kryeministrin e Greqisë.

Grekët në Konferencë: Omer Nishani ka qenë fashist.

Në regjistrimin e vitit 1945 rezultoi se në Himarë nuk jetonte asnjë minoritar grek. Bashkë me faktin e panjohur, zbardhur nga rrëfimi i Myftar Tares, ish-funksionar i lartë i Sigurimit të Shtetit, në numrin e kaluar publikuam faksimilet autentike me statistikat e regjistrimit të popullsisë në vitin 1921, 1930 dhe 1945. Për herë të parë, sipas zëvendësit të Koci Xoxes, dosja me të dhënat e tyre u bë prezent në Konferencën e Paqes në Paris, në vitin 1946. Ideja për ti paraqitur aty, lidhej me kundërargumentet e përfaqësuesve shqiptarë ndaj pretendimeve të palës greke për Shqipërinë e Jugut, shtjellon Tare duke kujtuar mënyrën si u procedua për censusin e 1945-s dhe produktin e përftuar prej tij lidhur me shifrat e popullsisë dhe minoritarëve që jetonin në atë kohë në Shqipëri. Në vijim, rrëfimi i njeriut që ka shoqëruar Enver Hoxhën në Konferencën e Paqes në Paris, sjell dëshmi të tjera nga ditë-netët e tensionuara te delegacionit shqiptar në tryezën në zemër të botës në Paris, ku ndaheshin fatet e shumë vendeve e njëherazi edhe të Shqipërisë të sulmuar aty egërsisht nga Greqia dhe ende të pa rreshtuar me vendet fituese të Luftës së Dytë Botërore…

…vijon nga numri i kaluar
Konferenca e Paqes nisi punimet në korrik të vitit 1946.
Ftesa për praninë e Shqipërisë aty u vlerësua nga Tirana si një moment i rëndësishëm, nga ku mund të përfitonim shumë si një nga vendet fituese të luftës. Deri në atë kohë, grekët na akuzonin si shtet pushtues që kishim mbështetur Italinë fashiste, madje që bashkë me të kishim pushtuar Greqinë në vitin 1940. Të vetmit që kishim me vete në kuazën tonë ishin vendet e Bllokut Lindor…
Zoti Myftar, në çfarë rrethanash jeni bërë pjesë e delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris?
Zyrtarisht në Konferencën e Paqes në Paris nuk isha pjesë e delegacionit, por ndihmës i Enver Hoxhës, sekretar personal i tij. Së paku ky ishte statusi me të cilin u paraqitëm para organizatorëve të Konferencës. Asokohe kryeja detyrën e shefit të Zbulimit të Jashtëm dhe, me sa duket, funksioni e kërkonte të isha i pranishëm në këtë veprimtari të rëndësishme…
Kush jua komunikoi udhëtimin drejt Francës dhe detyrën që do të kryenit aty?
Urdhrin për tiu bashkuar delegacionit shqiptar në Paris ma komunikoi Enver Hoxha në zyrën e tij në Tiranë. Aty mësova se me grupin tonë do të ishin edhe dy të tjerë, Vaskë Koleci, kryetar i Sigurimit të Brendshëm dhe Shefqet Musaraj, gazetar i Zërit të Popullit. Pavarësisht funksioneve që mbanim në Ministri të Brendshme, unë dhe Vaska do të paraqiteshim si shoqërues të Enverit, ndërsa Shefqeti do vazhdonte në profesionin e vet të gazetarit. Konferenca kishte gati dy javë që kishte filluar…
Pra, Enveri nuk kishte shkuar në Paris, ndërkohë që Konferenca kishte filluar…

Enver Hoxha në Konferencën e Paqes

Konferenca kishte filluar në korrik. Ne përfaqësoheshim aty me një delegacion të kryesuar nga Hysni Kapua. Kur punimet e saj po mbushnin dy javë, në Tiranë mbërriti lajmi se duhej rritur niveli i përfaqësimit zyrtar të Shqipërisë. Pra, duhej vet kreu i vendit. Me këtë rast u formatua grupi që do shoqëronte Enverin dhe brenda pak ditësh u nisëm në Paris…
Në atë kohë ju dhe Vaskë Koleci ishit drejtuesit kryesorë të zbulimit dhe kundërzbulimit të shtetit. Me se kishte të bënte misioni tuaj në përbërje të delegacionit shqiptar?
Ne aty de juro ishim sekretarë personal të Enverit. Ky ishte si të thuash statusi zyrtar që depozituam te autoritetet e Konferencës në Paris, por misioni i vërtetë lidhej me sigurinë fizike të Enverit.
Me një fjalë truproja të Enverit…
Në fakt, me sigurinë fizike të Enverit sipas protokollit përkatës ishin angazhuar organet franceze. Ato mbulonin me truproje e eskorta të veçanta të gjithë krerët e delegacioneve. Sakaq, numër i madh specialësh shërbenin për sigurinë e sallës së Konferencës dhe të mjediseve të tjera ku punonin dhe pushonin delegatët e saj. Shkurt, çështjet e  sigurisë ishin detyrim i organizatorëve. Në rastin e Enverit, së paku për ne, kishte një veçori specifike…
Kur të gjithë krerët e delegacioneve siguroheshin me truproja franceze, pse duhej që Enveri të kishte edhe truproje shqiptare?
Rasti i Enverit dhe delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes   ishte disi më i veçantë për vet kushtet e vendit tonë në atë periudhë. Së pari, Shqipëria dhe lidershipi i saj ishin vënë në shënjestrën e Greqisë dhe të shërbimeve të saj të fshehta. Asokohe Franca, e veçanërisht Parisi, ishin bërë streha e një grupi të madh të kriminelëve të Luftës të arratisur nga Shqipëria, menjëherë pas fitores mbi okupatorin. Ndër të tjera, aty ishte strehuar njëri nga kundërshtarët më të mëdhenj të Enverit, Sadik Premtja. Për këto arsye, Parisi i atyre ditëve vlerësohej me rrezikshmëri të lartë për Enverin dhe liderët e tjerë të delegacionit. Në varësi të kësaj situate, qysh në Tiranë përpunuam një plan të detajuar me masa konkrete për të parandaluar çdo të papritur.
Një plan i hartuar në Tiranë për tu implementuar në Paris…
Përzgjedhja e kreut të zbulimit dhe kundërzbulimit të shtetit në përbërje të delegacionit kishte të bënte me shmangien e kontaktit  me këtë kategori, ku bënin pjesë kriminelë lufte, trafikantë, vrasës të arratisur, kundërshtarë të regjimit etj. Funksioni im e i Vaskës (Kolecit) në Sigurimin e Shtetit na kishte ofruar informacion të detajuar mbi profilin e tyre. Kishim arritur deri aty sa për  pjesën më të madhe të posedonim edhe fotografitë e tyre. Çështja e Sadik Premtes, ndër to vlerësohej si më e rrezikshmja. Vet Enveri ishte shumë i interesuar për të. Sipas tij, për aq kohë sa Premtja lëvizte i lirë në Paris, delegacioni ynë nuk ishte i sigurt…
Me një fjalë, Sadik Premtja ishte në krye të listës së njerëzve të rrezikshëm. Si u operua për izolimin e tij?

Sadik Premtja

Çështja e Sadik Premtes ishte sa delekate, aq edhe e vështirë. Zgjidhja e saj na kushtoi orë të tëra bisedime me autoritetet e Sigurisë franceze. Për këta të fundit, këmbëngulja jonë për ta izoluar dhe evakuar nga Parisi ishte diçka paradoksale. E tillë vlerësohej prej tyre edhe kërkesa për ta mbajtur nën vëzhgim të pandërprerë. Megjithatë, në fund arritëm tu marrim një Ok e të marrim frymë lirisht.
Më në fund e izoluat…
Falë bashkëpunimit me të zotët e shtëpisë, Sadik Premtja për arsye zyrtare u transferua në një provincë larg Parisit. Aty qëndroi disa

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›