E Shtunë, 31 Tetor 2026

Provimi i Seldit

16/04/10 19:20

Seldin kur të dalë nga shtëpia e presin provimet e shkollës. Për këtë ai ka filluar që të studiojë dhe të praktikohet në pianon që Vëllai i Madh u ka vënë në dispozicion banorëve. Gjatë kohës që banorët hanë drekë, Seldi qëndon te pianoja dhe ha pas tyre. Jonës i bëri përshtypje fakti që ai hëngri drekën vetëm dhe e pyet. Seldi i përgjigjet se po merrej me provimin. Pas kësaj ai shkon përsëri pranë pianos. Pas një farë kohë Seldi del jashtë dhe aty bashkohet me Jetmirin dhe Manal të cilët po flasin për fenë e Manal, myslimanizmin. Ai luan fillimisht me Manal duke e lyer në fytyrë me shkumë rroje, ndërsa vajza e ndek me vrap. Pas kësaj loje Seldi thotë se bëri lojën për tu relaksuar pak dhe zgjodhi Manal sepse ajo i merr me sportivitet lojrat. Vajza largohet për të pastruar fytyrën, ndërsa djemtë komplimentojnë tipin e Manal. Jetmiri e pyet Seldin nëse ai e ka përgatitur pjesën me të cilën do të paraqitet në provim. Seldi i thotë se me të po merret, por i nevojitet një pianist që të luajë pjesën për ta shoqëruar kur ai të këndojë. Miri i thotë se përse nuk i kërkon Domenikës pasi ajo di të luajë në piano dhe Seldi i përgjigjet se i duhet një pianist i mirëpërgatitur në mënyrë që të mos gabojë në nota sepse nëse ndodh që të gabojë pianisti, mund të gabojë dhe ai. Jetmiri vazhdon duke shtuar se ai nuk i ka kërkuar ndihmë Domenikës ngaqë kanë bërë fjalë. Seldi nuk e pranon këtë dhe i thotë se ata nuk kanë bërë fjalë, por Jetmiri i thotë po pse nuk i thua një herë asaj që të ndihmojë. Seldi i kapur ngushtë dhe duke dashur që ti mohojë Mirit se ai është grindur me Domin, i thotë të shofim, mbase e provojmë dhe më pas ndryshon temën e bisedës duke i thënë për Kikën u zgjua Baca. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›