E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jona i shfaq pakënaqësitë Jetmirit

16/04/10 16:52

Debati për shkaqet e pagjumësisë së mbrëmshme ka zgjatur shumë. Banorët janë të gjithë në kopësht dhe Erioni me Jetmirin janë bërë bashkë e sulmojnë Kikën. Erioni shprehet se ata kanë qënë duke folur me Jonën mbrëmë gjatë natës dhe Kika është ngritur nga krevati, ka vënë mikrofonin dhe ka shkuar pranë tyre. Jona thotë se ajo i ka kërkuar djemve ta lënë të qetë të flerë, por Jetmiri përgjigjet se ajo i ka sharë. Jona e mohon dhe thotë se kjo gjë nuk është në natyrën e saj, dhe Kika shprehet se ai është ngritur nga krevati pasi i ka ardhur keq për Jonën, se i ishin sulur të dy djemtë. Jetmiri përgjigjet se Kikës nuk ka pse ti vijë keq për Jonën pasi nuk është babai i saj dhe nuk ka pse ti tregojë ai se si të sillen me të. Jona shprehet se ka një kohë shumë të shkurtër në shtëpi dhe nuk ekzistojnë kofidencat me Jetmirin, që ai të shkojë ta mbulojë e ta puthë në kokë. Jetmiri thotë se ai ka bërë shaka dhe Jona shprehet se shakaja ka një kufi. Erioni ndërhyn dhe thotë me ironi se veprimi i Jetmirit quhet dhunë fizike dhe Jona përgjigjet se nuk po thotë këtë. Jona shton se ajo ëhstë maxhorene dhe ka ardhur me këmbët e saja deri atje e po ashtu do të dalë, dhe Jetmiri thotë se nuk asgjë të keqe që ai u kujdes për të. Ai shprehet se Tatiana që natën e parë që ka ardhur ka fjetur me të dhe Jona përgjigjet se njerëzit janë me karaktere të ndryshme dhe Jetmiri thotë se e kuptoi që nuk duhet të marrë inisiativën të bëjë veprime të tilla. Jona shprehet se kjo është më se normale, pasi ata nuk kanë aq kofidenca. Më pas disa nga banorët kanë luajtur për një kohë të gjatë në oborr me rrjetën e improvizuar të volejbollit, e kur janë futur në shtëpi, Jetmiri i ka kërkuar falje Jonës për veprimin që ka bërë mbrëmë dhe ajo i është përgjigjur se e rëndësishme është që të mos ndodhë herë tjetër. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›