E Diel, 1 Nëntor 2026

Provokacioni/Pas firmës me 4 parti komuniste, Rama zgjedh Shkodrën për firmosjen e koalicionit që kërkon restaurimin e komunizmit

22-04-2013 / Gazeta 55

Në qytetin më antikomunist të Evropës Lindore, Edi Rama ka zgjedhur të provokojë shkodranët dhe të gjithë shqiptarët, duke synuar të përdhosë rezistencën e tyre ndaj komunizmit, me firmën matrapaze që synon rikthimin e brezit të dytë të Nomenklaturës

Kreu i PS-së, Edi Rama, dhe ai i LSI-së, Ilir Meta, pritet të nënshkruajnë pasditen e sotme në Shkodër marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e 23 qershorit. Edi Rama synon të përdhosë Shkodrën me organizimin e konferencës rajonale të Internacionales Socialiste, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të së majtës së Ballkanit dhe me bekimin e tyre të firmosë bashkimin në koalicion të Lëvizjes Socialiste për Integrim, si dhe afrimin e  katër partive komuniste. Është zgjedhur ky moment për nënshkrimin e marrëveshjes, përpara drejtuesve më të lartë të internacionales socialiste, në shenjë të nxitjes dhe thirrjeve të bashkimit ideologjik në adresë të Ramës dhe Metës.
Kuptohet vetiu, në qytetin simbol të antikomunizmit Edi Rama mbledh 20 vite më pas në një ditë aq shumë soc-komunistë sa nuk janë mbledhur gjatë dy dekadave. Dihet që Shkodra ka qenë dhe është epiqendra e rezistencës antikomuniste në vend, sepse gjithçka që solli komunizmi, ishte në kontrast të plotë me zhvillimin e këtij qyteti, me mendësinë dhe jetën e popullsisë shkodrane. Dhe nuk është e rastësishme përzgjedhja e Shkodrës për të firmosur bashkimin e  gjithë fraksioneve të së majtës të dalë nga mitra e përgjakur e Partisë Komuniste. Rama do të sfidojë antikomunizmim e shkodranëve me “rikthimin” e komunistëve në Shkodër, edhe pse me tesha moderne të internacionales socialiste.  
Në koalicionin e opozitës qëndrojnë bashkë Partia Komuniste Shqiptare, Partia e Punës Shqiptare e Reformuar, Partia Komuniste Shqiptare 8 Nëntori dhe Partia Mendimi i Djathtë Liberal, Partia Ligj dhe Drejtësi, Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim që janë kryqëzime ideologjike baras me çiftëzimin e gomarit dhe pelës. Padyshim Edi Rama kërkon të sfidojë kujtesën kolektive të shpërfytyrimit të njeriut në komunizëm nëpërmjet bashkimit të partive komuniste dhe firmosjes së këtij dokumenti në Shkodër.
Ndërkohë në kujtesën  lokale Edi Rama ka hequr dorë nga propozimet e majta ekstremiste të taksës progresive dhe shëndetësi falas për të gjithë. Sigurisht taksa progresive dhe shërbimi shëndetësor falas për të gjithë, janë “hequr” fare nga artikulimet programore të kryesocialistit që pas shkeljes së syrit ndaj LSI, e cila i kundërshtoi publikisht këto teza radikale ekonomike që fundosin shtetin në një përçarje ideologjike. Padyshim  sistemi I taksave ishte dhe pika që ndante të djathtën (taksa e sheshtë 10%) nga e majta (taksa progresive 45/75 % të fitimit) në këto zgjedhje si filozofi qeverisjeje. Por LSI ka qenë kundër taksës progresive sepse sipas saj ishte populist dhe frenonte investimet e huaja, ndërkohë propozimet e PS për shëndetësisë i ka quajtur humor portokallie.
Sidoqoftë ajo që bie në sy është fakti që Rama e përmendi për herët të fundit taksën progresive në fillim të këtij muaji dhe pastaj ka heshtur, pasi do tu duhej të jepte sqarime për modelin e bashkëpunimit me LSI-në. Në dy takimet e fundit, si ai i Lushnjës, edhe i Beratit , Edi Rama ka qenë sa i përgjithshëm po aq konfuz në deklaratat e tij, duke sharë vetëm një pjesë të qeverisë se pjesën tjetër e ka me vete.  Me marrjen e LSI në koalicion Edi Rama u ka mbyllur gojën deputetëve të PS dhe gjithë atyre që propagandonin rilindjen. Tashmë kërkesat e opozitës janë më të modeste dhe ndalen vetëm tek bashkimi i së majtës në sytë e Internacionales socialiste sepse për sistemin fiskal dhe të shëndetësisë.   

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›