Komuna Kolsh pa paga

E hene 05 Dhetor 2011 1853
KOMUNA KOLSH LEZHEAdministrata e Komunes se Kolshit ne Lezhe prej 23 punonjesish nuk eshte paguar qe nga muaji shtator. Nderkohe qe disa prej zyrtareve perfshire edhe shefin e tatim taksave thone se pagen e fundit e kane marre me 15 maj te ketij viti.
Keshtu komuna e Kolshit ka krijuar nje borxh prej 3.5 milion lekesh te rrogave por dhe pagesave te sigurimeve. Kreu i komunes qe e ka marre detyren ne muajin shtator per shkak te riperseritjes se zgjedhjeve pretendon se e ka gjetur arken me leke minus. Ish kryetari i komunes Andi Marku nuk ka pranuar te jape ndonje shpjegim. Ndersa kreu aktual Ndoji thote se ka vene ne dijeni Prefekturen e Lezhes Ministrine e Brendshme e madje edhe Kryeministrine por deri tani nuk eshte ofruar asnje zgjidhje per 23 zyrtaret qe duket se edhe vitin e ri do ta festojne me borxhe.