E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse EULEX-it po i ngutet në rastin “Kleçka”?

Sabit Geci është në vuajtje të dënimit prej 15 vjetësh pa vendim të plotëfuqishëm.

Më 29 korrik të vitit 2009, ai qe dënuar nga një trup gjykues i Gjykatës së Qarkut të Mitrovicës, i udhëhequr nga gjyqtari Jonathan Wolf Carol, për krime lufte kundër popullatës civile në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë. Prokuror kundër Gecit dhe të tjerëve ishte Maurizio Salustro.

Në rastin “Kleçka” Gjykata Supreme është treguar shumë më e shpejtë sesa në rastin Geci, ani se natyra e veprave penale të supozuara ishte e ngjashme, shkruan “Koha Ditore”.

Pyetjeve se pse rasti Limaj është caktuar dhe kryer kaq shpejt në Gjykatën Supreme dhe pse rasti tjetër nuk po gëzon të njëjtin angazhim të EULEX-it, ky mision nuk u është përgjigjur fare./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›